Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

A eshte momenti i duhur per te filluar nje biznes online?

Shume lloje biznesesh fizike po perballen me veshtiresi nga me te ndryshmet. Prandaj ne kushte te tilla fillimi i nje biznesi te ri tani, mund te mos duket si nje ide e mire. Sidoqofte, kur flasim per ndertimin e nje biznesi online situata eshte pak me ndryshe, dhe ne shumicen e rasteve e favorshme. Bizneset Online jane kryesisht te paprekura nga pandemia. Kjo e fundit solli shume gjera, e nder to jane dhe kaq shume njerez qe po blejne online. Qe do te thote se tani mund te jete koha me e mire per te filluar nje biznes. Ja disa gjera qe duhet te keni parasysh para se te filloni nje biznes online:

 

Merrni parasysh financat tuaja dhe krijoni nje plan konkret

Pandemia e COVID-19 ka demtuar shume grupe njerezish, duke i lene ata te papune, ndersa nje pjese vazhdojne jeten e tyre relativisht te paprekur.Nese keni qene ne pune rregullisht me pare dhe keni fituar shume kohe te lire ne shtepi dhe nuk jeni te ngarkuar me femije ose pergjegjesi te tjera te medha, mund te jeni ne pozicionin e persosur per te filluar nje biznes online. Nga ana tjeter, nese jeni duke luftuar per te perballuar jetesen ose per te gjetur kohe te lire, mund te jete me mire t’i shtyni aspiratat tuaja te biznesit per nje date te mevonshme. Kjo sepse ndertimi ose fillimi i nje biznesi online nuk eshte dhe aq i lehte, pasi kerkohet angazhim serioz nga ana juaj. Zakonisht njerezit qe fillojne nje biznes online, e fillojne ne nje periudhe kur kane mjaftueshem kursime per mbulimin e nevojave te tyre te perditshme dhe do mund te anagzhohen full-time me biznesin e tyre te ri. Kjo sepse ne 6-12 muajt e pare (ose me shume) ju do jeni vetem duke investuar kohen dhe energjite tuaja per kete biznes dhe nuk do te merrni asgje mbrapsht. Praktikisht sikurse ndodh me cdo biznes se pari.

Nje skenar tjeter ku ju mund te perpiqeni per te ndertuar biznesin tuaj online, eshte angazhimi pas punes tuaj 8 orareshe, gje e cila per hir te se vertetes, eshte e veshtire.(jo e pamundur) Dhe eshte nje lloj anagzhimi qe kerkon disipline te rrepte, te punosh pa u lodhur dhe te sakrifikoni shume gjera si psh daljet me shoqerine, udhetimet etj. sepse koha juaj do te jete e limituar. Por sic thote nje shprehje, gjerat e veshtira jane me te mira. Kjo eshte menyra qe edhe une kam ndjekur per te ndertuar biznesin tim online, sepse isha ne nje faze ku nuk kisha kursime dhe para mjaftueshem qe te shkeputesha nga cdo lloj aktiviteti pune dhe te perqendrohesha vetem tek biznesi im online. Por jam angazhuar nderkohe qe punoja ne nje pune 8-orareshe dhe cdo dite pas pune merresha me krijimin e permbajtjes per rrjetet e mija sociale, krijimin dhe editimin e videove te mija ne youtube dhe angazhimit per te gjetur klientet e mi. Jo vetem kaq, por shume gjera nuk i dija, dhe me eshte dashur te kaloj shume kohe duke eksperimentuar dhe duke kerkuar per ate cfare mua me plotesonte ne radhe te pare. Gje e cila me ka bere te kem me shume vetbesim ne perballjen me  klientet pasi njohurite qe zoteroj, vijne nga praktika dhe jo thjesht informacion teorik qe shpesh harrohet.

Gjithashtu kam shfrytezuar fundjavat per te paketuar njohurite e mija ne kurset online qe sot ofroj per freelancers dhe social media managers, me te cilet ndaj eksperiencen time dhe cdo gje qe di, dije per te cilat m’u desh shume puneqe t’i mesoj. Ishte e veshtire? Sigurisht qe po! A kisha frike se do deshtoja? Sigurisht qe po! Dhe kam deshtuar sigurisht, shume here. Por kam mesuar se ne gjithe kete mes, pavaresisht te gjithave ka nje rendesi shume te madhe besimi dhe ushqyerja e mendimit pozitiv. Veprimet tona vijne si rezultat i mendimeve dhe ndjenjave qe ushqejme vazhdimisht. Ndaj gjithmone kam vizualizuar diten qe do isha duke punuar full-time vetem per veten time. Kam vizualizuar sasine e parave qe dua te fitoj, kam vizualizuar ekipin tim te punes e sa e sa projekte te tjera ne vazhdim. Dhe kjo me ka ndihmuar ne konkretizimin e punes dhe enderrave te mija, per te cilat u angazhova dhe jam lutur shume ne te njejten kohe. Dhe jam e vetedijshme se kam  akoma shume per te mesuar dhe  aplikuar.

 

Fokusohuni te klienti juaj

Shume njerez kerkojne te fillojne nje biznes pasi kane nje ide te shkelqyer, por nuk arrijne te mendojne ne menyre adekuate per pershtatjen e produktit me tregun. Ata mund te kene krijuar nje gjetje te bukur, por nese nuk kane gjetur nje lloj klienti per te ndjekur, biznesi i tyre mund te rezultoje i pasuksesshem.Kjo eshte veçanerisht e rendesishme kur filloni nje biznes online. Ne boten reale, klientet mund te ndalojne prane vitrines se dyqanit tuaj pasi te ecin disa here prane tij. Ne internet, askush nuk do te perfundoje ne faqen tuaj pa terhequr vemendjen e tyre permes nje lloj marketingu te mire-menduar. Qe do te thote, mendoni se kujt deshironi t’i sherbeni ne radhe te pare.

Percaktoni klientin tuaj ideal dhe mbi te gjitha nje qellim perse deshironi te shisni X produkt/sherbim? Cfare boshlleku do plotesoni ne treg dhe si do i ndihmoni njerezit te arrijne dicka? Nese fokusi juaj eshte teresisht tek klienti dhe deshira per t’i ndihmuar me nje problem te caktuar, parate do te vijne natyrshem. Kjo eshte e verteta per sipermarrjen qe pak kush e kupton, sepse nje pjese e mire fillojne nje biznes vetem per qellim fitimin e parave. Por nuk funksionon ashtu! Sipermarrja eshte per impaktin, jo per fitimin monetar!

 

Mos e lini punen tuaj

Kur biznesi juaj fillon te jape rezultatet e para, mund t’ju duket sikur lenia e punes 8-orareshe qe aktualisht keni, do te rriste akoma me shume shanset tuaja per sukses. Edhe pse do te keni me shume kohe per te punuar ne startup-in tuaj, nga ana tjeter kjo do te sillte shume risqe, sidomos nese jetesa juaj varet nga ky biznes. Mos u nxitoni, vazhdoni te mbani punen tuaj aktuale derisa te numeroni disa suksese njera pas tjetres dhe niveli i te ardhurave tuaja te jete 3-4 fish me shume se sa rroga juaj aktuale. Mos harroni se nje biznes online nuk sjell te ardhura fikse, pasi varet gjithmone se sa njesi te produktit/sherbimit tuaj arrini te shisni.

 

Punoni me shume per te zhvilluar aftesite tuaja dixhitale

E-commerce, social media marketing dhe logjistika gjithnje e me e fuqishme u ofrojne sipermarresve mjete me te mira se kurre me pare, por kerkohet gjithashtu edhe nje njohje e mire e tyre duke marre leksione nga profesioniste te fushes. Jini gjithmone kerkues te dijes, sidomos per aftesite qe sapo listuam qe jane te domosdoshme per te ndertuar biznesin tuaj online me sukses.

Si perfundim, nese e keni pasur nje ide biznesi online ne mendjen tuaj, tani eshte koha per ta bere ate. Konsumatoret po blejne produkte online me shume se kurre me pare. Ktheje pasionin tend ne nje biznes te suksesshem duke perdorur te gjitha mundesite qe ofron bota online.

Leave a comment

0.0/5

Copyright © 2024 VALBONA BRAHAJ. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
Made with 🤍 by Designed  & Developed by: Dweb Studio
Open chat
Hello 👋
Can we help you?