VALBONA BRAHAJ
Rrugetimi im online filloi ne vitin 2018 gjate kohes ne universitet. Deshiroja shume qe te gjej nje menyre fleksibel qe te me siguronte te ardhura, te pakten per te perballuar shpenzimet si studente. Isha ne nje faze ku punoja vullnetarisht per mirembajtjen e rrjeteve sociale per organizata OJF dhe kisha nje formim te mire dixhital. Vendosa qe keto njohuri t’i shfrytezoj per te gjetur ate cfare po kerkoja.
Provova shume menyra duke filluar nga YouTube, Freelancing, te ndertoj nje dyqan online, por nuk po siguroja mjaftueshem te ardhura. Dhe e gjithe kjo me dukej shume e veshtire, e shpesh here e paqarte. Ndaj krahas freelancing, fillova te punoj disa muaj ne nje call center, me vone si zhvilluese software, e me vone si specialiste marketingu ne nje agjensi.
Keto eksperienca pune sic duket ishin shtysa qe me duhej qe te zhvendosem perfundimisht online. Sepse nuk mundesha te punoj me orare fikse te percaktuara nga dikush per mua, dhe nuk mundesha qe te punoj me shume, dhe te paguhem po njesoj. Me shume se kurre, e ndjeja se ishte momenti qe te merrem seriozisht me enderrat e mija, per te cilat akoma nuk e dija se si do veproja, por e dija qe do ia dilja. Nese ne bote kishte shume njerez qe po punonin online, edhe une mund ta beja.
Sot kam agjensine time online ku operoj me kliente te ndryshem dhe shume te besueshem.Jam gjithashtu ofruese e trajnimeve online per content creators dhe freelancers qe duan te mesojne te punojne totalisht online ne menyre te pavarur. Per mua ky rrugetim ishte i veshtire sepse nuk kisha nje mentor, dhe m’u desh shume kohe derisa te kanalizohem ne ate qe me ndihmon dhe me pelqen me shume. 2 vitet e fundit kam ndihmuar dhe trajnuar rreth 200 studente per te ndertuar prezencen e tyre online dhe se si ta monetizojne duke jetuar nje jete me te qete dhe te lumtur. Tani eshte radha juaj, a jeni gati?