Si të bëhem freelancer dhe të punoj nga shtëpia online?
Në ditët e sotme të gjithë kanë prezencë online nëpër rrjete sociale. Madje jemi të vetëdijshëm se kalojmë orë të konsiderueshme në këto platforma. Por ky nuk është një artikull për të folur rreth menaxhimit të kohës, por se si ta monetizoni atë gjatë përdorimit të këtyre rrjeteve.
Koncepti freelancer merr edhe më shumë kuptim kur gërshtohet me rrjetet sociale, pasi si akitvitet, duke marrë shkas dhe nga pandemia, tashmë është zhvendosur totalisht online. Freelancer, është çdokush që shet shërbime në mënyrë të pavarur nga ndonjë kompani apo biznes. Dhe rrjetet sociale me vrullin që ka marrë digital marketing, e kanë lehtësuar shumë këtë fushë që po përqafohet çdo ditë e më shumë, kryesisht nga të rinjtë. Duke krijuar kështu një alternativë mjaft të mirë në fakt për vetë-punësim. Pa barriera, pasi mund të punosh edhe për klientë përtej kontinetit ku jeton. Mjafton të dini anglisht dhe të keni lidhje wifi. Por edhe nëse nuk dini anglisht, tregu është i bollshëm edhe për klientët në Shqipëri.
Si të punojmë? Si të bëhemi freelancers?
Është shumë e qartë tashmë se për të hyrë në treg, duhet të zotëroni një aftësi, ose grup aftësish, për të përcaktuar qartë se çfarë mund të ofroni. Mendoj se është shumë e rëndësishme që në radhë të parë të mësoni dhe të përgatiteni për të ofruar një shërbim që dhe ju vetë ju pëlqen ta bëni, ashtu që të mos bezdiseni asnjëherë nga puna që bëni. Gjithashtu është e rëndësishme që të studioni tregun dhe të shikoni se për çfarë ka më shumë nevojë, dhe se çfarë është ‘trending’.
Çfarë aktualisht është më trending dhe që ka kërkesë më shumë; është Digital Marketing me gjithë elementët e saj Manaxhim të Rrjeteve Sociale, Graphic Design, Web Design & Development, Zhvillim Aplikacionesh, Fotografi, Videography, Video editing e kështu me radhë. Nëse jeni në fushën e teknologjisë si dhe të marketingut, aktualisht ka shumë kërkesë.
Patjetër mund te pozicionoheni shumë mirë si freelancer me shërbimet tuaja nëse i përkisni dhe fushave të tjera si psh shkrim artikujsh, esesh, perkthime, redaktime, konsulenca qe i përkasin fushës suaj, por unë mendoj se ka gjithmonë variante çfarëdo fushe qofshi nëse jeni pak kreativ dhe kërkues. Shikoni dhe pyesni bizneset për cfare kanë nevoje ose çfarë do dëshironin të kishin që aktiviteti i tyre të performonte më mirë.
Megjithatë, që të mund të ofroni shërbime që janë vërtetë cilësore dhe që ju bëjnë të pazëvendësueshëm unë sugjeroj që hapi i parë është që të perfeksiononi veten dhe te specializoheni edhe më shumë në atë që ofroni. Që do të thotë, nëse arrini te gjeni një punë në fushën tuaj, do ishte shumë mirë pasi eksperienca është bonus shumë i mirë, në të kundërt siguroni një punë çfarëdo qoftë call center, shitëse, sistemues, pak rendësi ka, por sa për të siguruar disa të ardhura ndërkohë.
Më pas shfrytëzojeni kohën me kurse, trajnime dhe praktikohuni duke ofruar shërbimin tuaj falas. Unë për shembull e kam nisur rrugëtimin tim duke punuar në një organizate jo fitmiprurëse ku menaxhoja rrjetet sociale. Dhe eskperienca që mora me vlejti jashtë mase me vone sepse punën tashme e bëj me shumë vetëbesim.
Pasi të jeni specializuar dhe mendoni se keni mjaftueshëm njohuri, listoni shërbimet tuaja. Çfarë mund të ofroni?
NDERTIMI I PORTOFOLIT
Kur ju e keni të qarte se cfare jeni ne gjendje te ofroni atehere eshte koha per te ngritur portofolin tuaj. Situata eshte e thjeshte, nuk ka veshtiresi te madhe. Sherbimet tuaja mund t’i listoni edhe thjesht duke patur nje faqe Instagrami, Facebooku apo LinkedIn dhe ky i fundit eshte nje rrjet me mundesi pafund per çështje profesionale dhe te karrieres. Une per shembull klientin e pare me pagese kam patur nje agjensi udhetimesh.
Si e gjeta? Ne fakt me gjeten ata mua ata permes nje personi qe ka pare aktivitetin tim ne rrjete sociale, ku menyra se si e kam organzuar une faqen, lë të kuptohet qe une merrem me manaxhim rrjetesh sociale, mund te mbuloj grafika te thjeshta, mund te shkruaj artikuj si dhe shkrime per postime, e keshtu me radhe.
Dhe kjo ishte pune nga shtepia sigurisht, me perjashtim te ndonje rasti kur benim ndonje mbledhje te shkurter. Me vone kam arritur te gjej te tjere kliente permes te njejtes teknike. Ka njerez edhe te aferm qe vetem duke ndjekur postimet qe bej qe mund te me kene sugjeruar diku. Sepse përmes promovimit të punës suaj në rrjete sociale, po iu tregoni njerëzve se çfarë dini të bëni dhe nëse kanë nevojë për shërbime të tilla, atëherë janë në dijeni që ju e ofroni diçka të tillë.
Mënyra të tjera online janë dhe shfrytëzimi i nje sere platformash si Fiverr, Upwork, Peopleperhour etj, por une do ndalem paksa ne Fiverr pasi kete platforme kam provuar. Ne fiverr.com do shikoni qe kerkohen pafund sherbime dhe cdo kush mund ta gjej veten. Cduhet te beni eshte te rendisni sherbimet tuaja qe ndryshen quhen Gigs. Vendosni pershkrimet perkatese dhe me pas kur komunikoni me klientët do veproni duke patur platformen si ndermejetese si per pagesat, per review, per komunikim me klientin e keshtu me radhe.
SI TE GJEJME KLIENTET
Kjo eshte pika kryesore pasi pa kliente s’ka as pune. Gjetja e klienteve lidhet ngushte me marketingun qe i beni vetes. Shfrytezimi i rrjeteve sociale eshte shume rezultativ. Sigurohuni te ndani gigset tuaja ne LinkedIn dhe ne rrjete te tjera.
Mund te ndertoni edhe website tuaj personal dhe ta beni shume profesional dhe njerezit do iu marrin edhe me seriozisht. Nese fokusin e keni tek klientet e huaj, postoni anglisht. Dhe eshte gje e mire sepse keni shanse per te marre me shume pune. Dhe kjo eshte ne fakt arsyeja perse dhe une vete postoj anglisht tere kohes ne Instagram dhe kam marre kritika nga shqiptare, por qellimi eshte te marr kliente te huaj per kurset qe ofroj te cilat jane tashme shqip dhe anglisht dhe ia ka vlejtur pasi kam dhe kliente te huaj.
Rrjetet sociale sot jane bere nje mjet shume i mire perfitimi monetar, pa perjashtuar asnjerin prej tyre. Ndaj dhe une kam ndertuar nje kurs te dedikuar mesimit te Social Media dhe Freelancing. Dy fusha qe shkojne krah per krah me njera – tjetren sepse sikurse mund ta keni kuptuar dhe nga ky artikull, eshte e nevojshme te dini te promovoni veten dhe ate cfare ju ofroni ne menyre qe te terhiqni kliente – dhe rrjedhimisht te nxirrni te ardhura. Nese deshironi te beheni pjese e ketij trajnimi, klikoni ketu.
Shfrytëzojeni kohën tuaj në rrjete sociale për më shumë të ardhura dhe vlera.